e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

Serbët po votojnë sot për një parlament të ri – zgjedhjet e para në Evropë që nga mbylljet e shkaktuara nga koronavirusi tre muaj më parë.

 

Pritet që konservatorët në pushtet të fitojnë pa probleme.

 

Qendrat e votimit ishin të pajisura me maska fytyre dhe lëndë dezinfektuese për elektoratin prej 6.6 milion votuesish, shumë prej të cilëve pritet të mos marrin pjesë në votime nga frika e koronavirusit.

 

Pjesmarrja po ashtu mund të ndikohet nga bojkoti i disa partive opozitare që janë shprehur se votimet nuk do të jenë të lira apo të drejta si rezultat i kontrollit të fortë të Presidentit Aleksandar Vuçiç mbi median.

 

Votuesit kryesisht mbështesin përpjekjet e koalicionit udhëheqës të zotit Vuçiç për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian duke ruajtur njëkohësisht lidhje të forta me Rusinë dhe Kinën.

 

Por qeveria e ardhshme do të përballet me presionin në rritje të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për të njohur pavarësinë e Kosovës, diçka që shihet si kyçe për stabilitetin rajonal. voa

 

Më shumë

Prokuroria bullgare: Zjarri u shkaktua nga goditja e autobusit me gardhin metalik të autostradës

Prokuroria bullgare, e cila po e heton rastin e aksidentit të autobusit në të cilin e humbën jetën të paktën 44 vetë nga Maqedonia e Veriut të martën, tha të enjten se sipas gjetjeve të para, zjarri është shkaktuar nga goditja e fuqishme e autobusit në gardhin metalik të autostradës.   Kryeprokurori bullgar, […]

Konfirmohet ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë

Senati amerikan konfirmoi diplomatin Jeffrey Hovenier për të shërbyer në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Z. Hovenier, një diplomat karriere, u emërua në për këtë post në muajin korrik nga presidenti Joe Biden.   Ai ka shërbyer së fundmi si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ankara të […]

Inflacioni godet rëndë njerëzit në Turqi

Banorët në Turqi po ankohen për rritjen e madhe të çmimeve të ushqimit dhe produkteve tjera thelbësore. Norma zyrtare e inflacionit vjetor është gati 20 për qind, por sipas ekspertëve të pavarur, shifra e vërtetë është pothujajse 50 për qind. Inflacioni është një shqetësim global, por ekonomistët thonë se në rastin e Turqisë […]

Maas: Sanksione kundër nxitësve të urrejtjes në Ballkan

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutuan të hënën për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe se si mund ta mbajnë rajonin më pranë në të ardhmen.   Ballkani Perëndimor ishte në rend të ditës së Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme në Bruksel. Edhe pse pjesën më të madhe të debatit të krerëve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara