e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka zhvilluar një “vizitë virtuale” këtë të martë në Shqipëri. Ai ka biseduar me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kryeopozitarin Lulzim Basha. Në fokus të diskutimeve të tij kanë qenë zgjedhjet e 25 Prillit.

 

Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se:

“Gjatë një “vizite virtuale” në Shqipëri në 6 Prill, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer u takua me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD-së Basha, për të konfirmuar rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri ndërsa festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ata rikonfirmuan përkushtimin tonë të përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin dypalësh në fushën e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

 

Me secilin prej udhëheqësve, Zv.Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë e roleve të tyre përkatëse, përfshirë edhe rolet institucionale të Presidencës dhe Kryeministrisë ashtu siç përcaktohen në Kushtetutë.

 

Institucionet dhe udhëheqësit politikë mbartin përgjegjësinë për t’u siguruar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, me rregulla që janë të paanshme, transparente dhe në kohë.

 

Zv.Ndihmës Sekretari Palmer gjithashtu përforcoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi, duke vërejtur përparimin domethënës që është bërë gjatë vitit të fundit. Gjatë një tryeze të rrumbullakët me përfaqësues nga institucionet e drejtësisë, shoqëria civile dhe media, ai i nxiti këta “Kampionë të Reformës në Drejtësi” në përpjekjet e tyre, në mënyrë që populli shqiptar të ketë drejtësi të vërtetë.

 

Në fund, Zv. Ndihmës Sekretari Palmer theksoi rëndësinë strategjike të stërvitjes ushtarake Defender 21, e cila do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake shumëpalëshe që zhvillohet në Ballkanin Perëndimor. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer dhe zyrtarë të tjerë amerikanë presin me kënaqësi që të rifillojnë vizitat fizikisht sapo rrethanat t’i lejojnë ato”, thuhet në njoftim.

 

 

 

Në fund, zv.ndihmës sekretari ka pasur një bisedë edhe me gazetarët të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA-së.

 

“Nuk mbajmë anën e asnjë krahu politik. Të sigurohet besimi i shqiptarëve për zgjedhjet me standarde demokratike”, është shprehur Palmer në lidhje me bisedat me Ramën, Metën dhe Bashën.

 

Me gazetarët, Palmer ka pasur në qendër të bisedave edhe Reformën në Drejtësi.

 

 

 

Më shumë

72-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës, Ambasadori kinez në Tiranë, Zhou Ding: Thellojmë miqësinë, krijojmë një të ardhme më të mirë së bashku

Ambasadori kinez në Tiranë, Zhou Ding, me rastin e 72-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës, shprehu përmes një deklarate nderin për të ndarë gëzimin e festës kombëtarë të Kinës me miqtë shqiptarë nga qarqe të ndryshme. Ai shprehu respekt ndaj miqve që kujdesen dhe mbështesin miqësinë kino-shqiptare për një kohë të gjatë.   […]

Mazhoranca prezanton programin qeverisës, Linda Rama shfaqet në parlament

Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama u shfaq sot në lozhën e sallës së parlamentit për të ndjekur nga afër prezantimin e programit qeverisës në mandatin e tretë të socialistëve. Ajo qëndroi në sallë vetëm për të ndjekur fjalën e bashkëshortit, që prezantonte projektet për 4 vitet e ardhshme.     Është hera e […]

Kryeministri nuk lejoi gazetarët nga Kosova t’i bënin pyetje Merkelit, Federata Europiane e Gazetarëve: Turp!

Në përfundim të konferencës për shtyp me kancelaren Angela Merkel është shënuar edhe një incident. Kryeministri pasi sulmoi Kosovën dhe Albin Kurtin, nuk ka pranuar të marrë pyetje nga gazetarët nga Kosova, me pretendimin se nuk kishte kohë.   Për ngjarjen ka reaguar edhe Federata Europiane e Gazetarëve e cila e ka konsideruar të […]

LSI pa grup parlamentar, PD nuk i vjen në ndihmë

Rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 Prillit, me vetëm 4 mandate, nga 19 deputetë që siguroi në 2017-ën, i kushtoi Lëvizjes socialiste për integrim, pamundësinë për të krijuar një grup parlamentar. Partia Demokratike, duket se nuk u ofrua ta ndihmonte aleaten e saj kryesore në 4 vitet e shkuara, duke shënuar në […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara