e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme si dhe në zbatim të nenit 14, pika 3 të rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar ditën e sotme intervistat me katër kandidatët Dorina Bejko, Dritan Prençi, Sotir Kllapi dhe Vladimir Mara.

 

Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, intervistat me kandidatët janë zhvilluar përmes platformës on-line ndërkohë që regjistrimi audio do të botohet në faqen zyrtare të Këshillit brenda 24 orëve.

 

Kandidatët kanë paraqitur para Këshillit një prezantim për formimin, eksperiencën profesionale dhe veprimtarinë e tyre ndër vite si dhe platformën e depozituar për vlerësim në Këshill.

 

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar i kanë adresuar pyetje secilit kandidat, duke nxjerrë në pah aftësitë e tyre njerëzore, profesionale dhe administrative të kërkuara nga ky pozicion.

 

Komisioni i Posaçëm për vlerësimin  prezantoi raportin/relacionin e vlerësimit për secilin prej 4 kandidatëve në garë.

 

Konkretisht sipas këtij raporti 3 prokurorët e zgjedhur për Prokurorinë e Posaçme sipas pikëve janë: Sotir Kllapi, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Po kështu sot u miratua projektvendimit “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme dhe emërimin e tyre në detyrë”.

 

Tashmë numri i prokurove në SPAK ka shkuar në 12, nga 15 që është numri i kërkuar. Por SPAK mund të funksionojë edhe më 12 prokurorë.

 

Vlerësimi i kandidatëve nga ana e Komisionit u realizuan mbi bazën e dokumentacionit që ata kanë depozituar pranë Këshillit duke marrë në shqyrtim elementët e vlerësimit të kriterit; aftësitë e treguara në hetim, përfshirë përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit dhe qasjen proaktive te hetimi; në ndjekjen penale, përfshirë formulimin e akuzës dhe përfaqësimin në gjykatë; dhe në konfiskimin e produkteve të veprës penale dhe të aseteve, sipas Kodit të Procedurës Penale ose ligjit antimafia (Kriteri 1) dhe të kriterit: vendosmëria e treguar në përballimin e vështirësive, presioneve e rreziqeve dhe integriteti i posaçëm profesional, përfshi etikën profesionale, ndershmërinë, paanësinë, sigurinë dhe konfidencialitetin e treguar nga kandidati.

 

19 maj 2020

Më shumë

Në prag të 28 Nëntorit “bashkohen” arkivat, DPA hap sallë studimi në Kosovë

Në prag të Ditës së Flamurit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bëhet institucioni i parë i Shqipërisë që ka prani fizike në Kosovë, duke çelur dyert e Këndit Arkivor Prishtinë, si sallë studimi në mjediset e Arkivit të Kosovës e Arkivi. Çdo studiues dhe qytetar që është i interesuar për të aksesuar dokumente që […]

Zgjidhet Kolegji i ri Zgjedhor

Dy ditë pasi Presidenti i Republikës dekretoi datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Shorti i hedhur në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor përzgjodhi 8 gjyqtarë të cilët do jenë pjesë e trupës që do të bëjë gjykimin e mosmarrëveshjeve apo ankesave […]

Hapet gara për hetues të BKH-së, struktura do të përbëhet nga 60 të tillë

Hapet gara për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky institucion, në një njoftim për mediat, nënvizon se sot çelet procesi i rekrutimit për Pozicionet e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Përmes këtij procesi do të përzgjidhen 60 hetues që do të jenë pjesë e BKH. Kjo është një mundësi e mirë për […]

3 vjet nga fillimi i Vetting-ut, 105 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga detyra, 117 u konfirmuan

Procesin i Vetting-ut në drejtësi ka hyrë në vitin e tij të tretë dhe në total për t’u rivlerësuar janë rreth 800 prokurorë dhe gjyqtarë. Nga fillimi i procesit në prill të 2018 deri në 10 gusht të këtij viti kanë kaluar në filtirn e shkallës së parë të Vetting-ut 284 gjyqtarë dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara