Dje u shënua viktima e parë pas më shumë se dhjetë ditësh që Shqipëria është përfshirë nga flakët. Andrea Haxhiaj ndodhej në banesën e tij në fshatin Asim Zeneli të Gjirokastrës bashkë me të shoqen në momentin që janë përfshirë nga flakët. 60-vjeçari ka përsuar dëme të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Videoja që po shikoni vjen nga fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër, aty ku u shënua viktima e parë nga zjarret. Siç shihet edhe në pamje, efektivët e policisë dhe jo vetëm, marrin ujë me kova, kusia dhe mjete rrethanore për të shuar flakët:
Në Pashaliman vatrat janë aktive, flakët i afrohen bazës
Zjarret prej 10 ditësh vijojnë edhe në zonën e Vlorës, ku në Karaburun po përparojnë me shpejtësi drejt Llogorasë dhe zonave të banuara në Dukat.
Banorët e kanë të pamundur të mbrohen të vetëm nga flakët, duke qëndruar gjitha natën në roje, ndërkohë që era e fortë po e shtyn zjarrin më në jug drejt pyjeve me pisha në Llogora.
Nëse zjarri mbërrin atje, dëmi do të jetë i jashtëzakonshëm por edhe rruga nacionale bëhet e pakalueshme.
Ndërsa në Pashaliman zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe të tëra.
Si në shtëpitë afër fshatit Dukat i Ri ashtu dhe në Pashaliman vatrat e zjarrit janë sërish aktive.
Zjarrfikësit kanë qenë gjatë gjithë natës në bazën e Pashalimanit ku në orët e vona ka pas një situatë të vështirë, pasi flakët e zjarrit janë afruar 30 m afër bazës dhe u bë e mundur neutralizimi i flakëve.
Sukseset dhe dështimet e Presidencës sllovene të BE
Berisha shpall rezultatet e referendumit në selinë e PD-së të rrethuar nga Garda: Të hënën nisin protestat anti-qeveritare
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Terrorizmi – Shqipëria rrezikohet nga Irani
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Arrestohet në Romë, ish kryeprokurori Adriatik Llalla
Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë ekzistenciale. Shenjat e krizës janë të dukshme. PD është sot e përçarë keqazi. Demokratët janë rrjeshtuar në dy grupime kundërshtare: njëri me mbështetës të Sali Berishës, ish-liderit historik të PD, të shpallur “Person non grata” nga qeveria amerikane për “vepra korrupsioni që minojnë demokracinë në […]
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë që po mbahet sot në Elbasan, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi shpjegoi tre marrëveshjet e arritura. Tre marrëveshjet synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit. “Dua ta filloj nga kjo e fundit që ka të bëjë me lejet e […]
Ish kryeministri dhe drejtuesi i Partisë Demokratike, Sali Berisha përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai shprehet i bindur se kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të […]