e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm 6 zonat e kuqe të përcaktuara në hartë, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani.

 

Është ky njoftimi i bërë nga Kryeministri Edi Rama i cili thotë se këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.

 

Kreu i qeverisë bën me dije se e gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00.

 

 

Njoftimi i plotë:

 

Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.

 

E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00😊 Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

 

Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 10.00 vetëm pensionistët dhe nga ora 11.00 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç.

 

 

Më shumë

Për herë të parë vjen në Tiranë Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji (TNT2021) me pjesëmarrjen e mbi 210 shkencëtarëve

Akademia e Shkencave e Shqipërisë Njësia e nanoshkencës dhe e nanoteknologjisë NanoAlb organizojnë:  Konferenca Ndërkombëtare e Tendencave në Nanoteknologji (TNT2021)   Personalitete të shkencës dhe politikës shqiptare dhe asaj botërore përshëndesin veprimtarinë më të madhe shkencore që mbahet këto ditë në Tiranë   Që nga veprimtaria e parë shkencore në këtë fushë (TNT2000, Toledo […]

Në 2020-n, shqiptarët shpenzuan 72 milionë euro më shumë për shëndetin

Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë.   Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]

100 Vjet Kryqi i Kuq Shqiptar

Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara