Tuesday 3 October 2023
Tuesday 3 October 2023

 

 

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut në Turqi.

 

Ata i thanë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan se, BE-ja shpreson në lidhje me të ngushta me Turqinë, mirëpo kjo do të varet nga përmirësimi që do të bëjë vendi në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel zhvilluan bisedime me presidentin Erdogan pas mëse një viti.

 

Von der Leyen dhe Michel thanë se ata gjithashtu ia bënë të qartë Erdoganit se një “mjedis i qëndrueshëm dhe i sigurt” për anëtarët e BE-së, Qipron dhe Greqinë është një parakusht tjetër për lidhje më të ngushta.

 

Pas bisedimeve gati tre orëshe, ata thanë se ngritën çështjen e përkeqësimit të shtetit të së drejtës dhe shtypjen e të drejtave civile dhe politike në Turqi.

 

Von der Leyen bëri thirrje që Erdogan të kthejë vendimin e tij për t’u tërhequr nga Konventa e Stambollit për të drejtat e grave.

 

“Çështjet e të drejtave të njeriut janë të pak negociueshme”, tha von der Leyen.

 

“Ne ishim shumë të qartë. Ne e nxisim Turqinë të kthejë vendimin e saj sepse është instrumenti i parë ndërkombëtar detyrues për të luftuar dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. Ne kemi nevojë për aleatë në luftën globale kundër dhunës ndaj grave dhe fëmijëve”, tha ajo, raporton REL.

 

Muajin e kaluar Erdogan e largoi Turqinë si palë nënshkruese e Konventës së Stambollit pasi disa anëtarë të partisë së tij të orientuar nga islami thanë se ajo inkurajon divorcin dhe dëmton familjen tradicionale.

Michel tha se ai dhe von der Leyen ndanë gjithashtu shqetësimet e tyre mbi zhvillimet e fundit në Turqi mbi lirinë e fjalës dhe shënjestrimin e partive politike dhe mediave.

 

Takimi mes presidentit turk dhe zyrtarëve të BE-së u mbajt pasi janë ulur tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Të dyja vendet kanë vazhduar negociatat për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve në lidhje me kërkimet e gazit në Mesdhe.

 

Vitin e kaluar Turqia dërgoi anije kërkimi në rajon, duke nxitur reagime të ashpra të Greqisë, Qipros por edhe vendeve tjera evropiane.

 

Erdogan nuk iu drejtua gazetarëve, por zyra e tij lëshoi një deklaratë duke rikonfirmuar pozicionin e Turqisë se dëshironte që BE “të ndërmarrë hapa konkretë për të mbështetur një agjendë pozitive”.

 

“Objektivi përfundimtar i Turqisë është anëtarësimi i plotë në BE”, tha zyra e Erdoganit.

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara