Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

Një varg reagimesh nga zyrtarët maqedonas shkaktoi dje deklarata e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, se Bullgaria do ta bllokojë konferencën e parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, nëse Komisioni i Përzier nuk pajtohet për çështjet e hapura historike.

 

Kryesisht të gjithë konsiderojnë se do të gjendet zgjidhje e përbashkët me Bullgarinë, në frymën e miqësisë dhe me respektimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë.

Kryeministri Zoran Zaev në një emision ku ishte mysafir shfaqi bindje se do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë dhe se të dyja palët do të dalin fituese dhe se historia është e rëndësishme, por ajo duhet të jetë pikënisje për të ardhmen.

 

Një varg reagimesh nga zyrtarët maqedonas shkaktoi dje deklarata e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov, se Bullgaria do ta bllokojë konferencën e parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, nëse Komisioni i Përzier nuk pajtohet për çështjet e hapura historike. Kryesisht të gjithë konsiderojnë se do të gjendet zgjidhje e përbashkët me Bullgarinë, në frymën e miqësisë dhe me respektimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë.

Kryeministri Zoran Zaev në një emision ku ishte mysafir shfaqi bindje se do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë dhe se të dyja palët do të dalin fituese dhe se historia është e rëndësishme, por ajo duhet të jetë pikënisje për të ardhmen.

“Treguam se kemi kapacitet për të zgjidhur çështjet. Zgjodhëm tre kapituj, pesë figura historike prapa, figura e gjashtë historike, Goce Dellçevi. A është Zaevi apo Borisovi, a është dikush më tej, nëse vetëm njëra palë fiton, nuk ka të ardhme. Zgjidhjet i gjetëm për çështjet e mëdha. Kemi arkiva, do të ulemi dhe do t’i nxjerrim në mënyrë transparente dhe publike. Me rëndësi është historia, por duhet të jetë pikënisje për të ardhmen. Do të gjejmë zgjidhje. Duhet që të dy palët të dalim fitimtarë”, ka thënë Zaev.

Ai shprehu bindjen se në periudhën që pason së shpejti do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë.

I pyetur nëse mund të pranojmë se Goce Dellçevi ka qenë bullgar me qëllim për të hyrë në BE, Zaev tha se nuk duhet të lejojmë të ketë bllokada.

Në pyetjen e gazetarëve çka nëse nuk arrihet marrëveshje me Bullgarinë, Zaevi shfaqi bindje se do të ketë marrëveshje.

Karakaçanov dje tha se diplomacia maqedonase tashmë tre vjet pasi është nënshkruar Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë e shmang zgjidhjen e problemeve dhe pret që BE-ja të mbetet në mbrojtje. Sipas Sofjes zyrtare, pala maqedonase i shmang takimet e historianëve që të përballet më zgjidhjen e çështjes për Goce Dellçevin dhe me këtë tregon se nuk ka dëshirë që të udhëheqë dialog të sinqertë.

“Në nëntor të vitit të kaluar e ndaluam punën e Komisionit për shqyrtimin e problemeve historike. Ne e kemi thënë këtë njëqind herë në dhjetë muajt e fundit, se nëse nuk arrihet harmonizim për këto çështje, Bullgaria do të kundërpërgjigjet në konferencën e parë ndërqeveritare, ndërsa çështjet nuk do të pastrohen. Kjo është pozita e Bullgarisë dhe kjo është shumë e qartë për Shkupin”, deklaroi Karakaçanov.

Në pyetjen nëse kjo do të thotë se Bullgaria do ta bllokojë konferencën e parë ndërqeveritare, Karakaçanov direkt u përgjigj “Natyrisht”.

Karakaçanov nuk deshi të tregojë nëse Bullgaria do të vazhdojë ta problematizojë gjuhën maqedonase para miratimit të kornizës negociuese. Sipas tij, problemi është tek Shkupi, e jo tek Sofja. Karakaçanov porosit se askush nga BE-ja nuk mund të shtypë dhe t’i tregojë Bullgarisë që ta ndryshojë pozitën dhe nuk mund vetëm një anë të bëjë kompromise dhe ana tjetër të bëjë çka të dëshiron.

Në deklaratën e Karakaçanvit dje reagoi edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, i cili theksoi se marrëveshja për miqësi me Bullgarinë fqinje flet për historinë e përbashkët e cila i lidh të dy popujt dhe se në shekullin 21 në Evropë, e drejta e vetëvendosjes dhe vetdeklarimit nuk mund të jetë kontestuese.

Dimitrov për REL tha se duke e pasur parasysh vizionin për të ardhme të përbashkët evropiane si popuj dhe fqinj të afërt, është i bindur se me forca të përbashkëta duhet të punohet në zgjidhje të cilat do të sigurojnë respekt dhe dinjitet për të dyja palët.

“Ajo është politikë përgjegjëse dhe e pjekut, ato janë vlerat evropiane. Deklarata që mund të shkaktojnë ofendim apo shqetësim tek fqinjët, nuk ndihmojnë. Historia do të na mbajë mend sipas asaj se si jemi sjellë ndaj të ardhmes”, theksoi Dimitrov.

Ministria e Punëve të Jashtme doli me qëndrim zyrtar se Republika e Maqedonisë së Veriut si edhe deri më tani, do të vazhdojë me komunikim të përforcuar dhe konsultim në nivel politik me Republikën e Bullgarisë dhe me të gjithë faktorët relevantë në kontekst të BE-së, me çka porosia kyçe do të jetë se është filluar një proces i rëndësishëm dhe i ndërlikuar i dialogut i cili presupozon afrim dhe ndërtim të miqësisë, nëpërmjet një respekti të ndërsjellë, si dy shtete evropiane.

Këtë dje e theksuan nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), përmes një komunikate ku theksohet se respektimi i identitetit dhe dinjitetit, integrimet evropiane dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore, janë krejtësisht komplementare dhe interesa të ndërsjella.

“Integrimet evropiane të të gjithë rajonit, paraqesin interes të të dy vendeve dhe kjo gjithmonë është potencuar nga ana e përfaqësuesve zyrtarë të të dy vendeve. Republika e Bullgarisë edhe deri më tani i ka përkrahur integrimet evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe presim që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thekson MPJ.

Shton se për të gjitha dallimet eventuale për çështje të caktuara, marrëveshja për miqësi dhe fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, është korniza për zgjidhjen e dallimeve afatgjata bilaterale në interpretimin e çështjeve historike të cilat i rëndojnë marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë gjatë dekadave të fundit.

“Në implementimin e saj, e cila është përgjegjësi e të dy shteteve, mbetemi edhe më tutje të përkushtuar në vullnet të mirë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Kryetari i ekipit maqedonas në Komisionin e Përbashkët Maqedonas-Bullgar për Çështje Historike dhe Arsimore, Dragi Gjorgjiev, porositi se si do të vijojnë më tutje bisedimet dhe a do të arrihet zgjidhje varet nga konstruktiviteti i të dy palëve.

“Komisioni nuk është trup politik, por akademik dhe punon në frymën e parimeve shkencore. Deklaratat politike me ultimatum janë kontraproduktive, krijojnë tension, presion dhe mosbesim”, tha Gjorgiev për Kanal 5, përcjell gazeta KOHA.

Në ndërkohë, diplomacitë e vendeve anëtare të BE-së dje u takuan, që të bisedojnë për kornizën draft-negociuese për Maqedoninë. Vazhdimi i diskutimit në nivel teknik në BE duhet të vazhdojë të premten.

Kreu shtetëror maqedonas në disa raste publikisht e shfaqte qëndrimin se nuk pret që Bullgaria ta bllokojë fillimin e negociatave me BE-në. Shkupi zyrtar pret që së shpejti të publikohet korniza negociuese, ndërsa konferenca ndërqeveritare për fillim të negociatave për anëtarësim me BE-në të ndodh deri në fund të këtij viti. rtk

Më shumë

Zgjedhjet lokale: Bilall Kasami kryetar i Tetovës

Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE, shpalli të dielën mbrëma fitoren në shumicën e komunave në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.   Ndërsa nga partitë shqiptarë, Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është fituese në këto zgjedhje, ndonëse humbi Tetovën që vlerësohet si komuna me e rëndësishme për shqiptarët […]

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e festimit të kësaj dite, në qendër të kryeqytetit do të parakalojnë punonjësit shëndetësorë, sportistët, zjarrfikësit, policia dhe ushtarët, minatorët, fermerët, vullnetarët e Kryqit të Kuq, si dhe ansamble kombëtare dhe shoqatat kulturore dhe artistike.   Festa qendrore do të jetë e hapur para Kuvendit duke filluar nga ora 17:30 dhe […]

Digjet spitali në Tetovë – viktima dhe të plagosur

Një zjarr përfshiu të mërkurën mbrëma spitalin në Tetovë ku ishin të shtrirë të sëmurë nga COVID-19 duke lënë pas vetes viktima të dhe të plagosur.   Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se deri tash janë konfirmuar 10 viktima, por numri mund të rritet.   Në Tetovë ndodhet […]

20-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit u bë i mundur pas luftës së armatosur të vitit 2001. Marrëveshja u realizua me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.   Qeveria e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me programin për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut në Universitetin Columbia organizoi panelin ndërkombëtar “Përtej Ohrit”.   Në panelin ndërkombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara